Please enter at least 3 characters.

Hamilton dhe Vettel e nderuan Alonson me 'korridorin e nderit'

2018/11/FernandoAlonos-2-e1543178928556.jpg
287:"ABU DHABI, UNITED ARAB EMIRATES - NOVEMBER 25: Fernando Alonso of Spain and McLaren F1 waves to the crowd from the track at the end of the Abu Dhabi Formula One Grand Prix at Yas Marina Circuit on November 25, 2018 in Abu Dhabi, United Arab Emirates. (Photo by Lars Baron/Getty Images)
12:"Getty Images

Lewis Hamilton dhe Sebastian Vettel i kanë bashkuar forcat për ta nderuar Fernando Alonson në Abu Dhabi, me rastin e përfundimit të karrierës së spanjollit në Formula 1.

Britaniku dhe gjermani e mbyllën garën në pozitat një dhe dy, respektivisht, derisa spanjolli mbeti jashtë garës për pikë.

Sidoqoftë, pilotët e Mercedesit dhe Ferrarit bënë një 'kordon nderi' për pilotin e McLarenit në përfundim të garës.

Tre yjet e Formula 1 që i kanë fituar 11 tituj ndërmjet vete në 14 sezonet e fundit, më pas e kompletuan në mënyrë simultane atë që njihet si 'petull'.

https://twitter.com/mikehjelm/status/1066761668183629824

Dhe më pas, Hamilton dhe Vettel kanë folur para gazetarëve për respektin e tyre ndaj Alonsos.

"Fernando është një legjendë e vërtetë. Ka qenë një privilegj i vërtetë që të bëja gara në të njëjtën epokë me të. Do t'i mungojë këtij sporti. Do të na mungojë neve", ka thënë Hamilton, i cili në vitin 2007 e ka pasur shok skuadre spanjollin.

Formula 1, Abu Dhabi (Foto: Screenshot/Twitter)

"Na ka munguar dhe do të na mungojë", ka thënë Vettel duke iu referuar mungesës së spanjollit në garën për titull në vitet e fundit, si edhe largimin e tij nga Formula 1.

Theksojmë se piloti gjerman e ka mposhtur dy herë Alonson në garën për titull në raundet e fundit sezonale. /Telegrafi/

Gara e fundit e këtij sezoni në Formula 1 (Foto: Mark Thompson/Getty Images/Guliver)