Please enter at least 3 characters.

Hajnat tentojnë të kryejnë vjedhje në një bankë në Ferizaj

2020/09/ilustrim-shiriti-i-ndalimit-policia-e-kosoves-foto-Ridvan-Slivova-2-1200x630-1-e1603184010578.jpg

Policia e Kosovës ka njoftuar se në rrugën “Dëshmorët e Kombit” në Ferizaj ka pranuar informatën se persona të panjohur kanë dëmtuar-thyer kamerën dhe derën prapa bankomatit të një banke me qëllim vjedhje.

Policia ka dalë në vendin e ngjarjes dhe kanë konstatuar se, të dyshuarit nuk kanë arritur të hyjnë brenda.

Njësitet policore kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe janë duke hetuar rastin, është informuar edhe prokurori. /Telegrafi/