Hailey Bieber do të lansoj një markë bukurie
04/02/2021
Marka e shumë pritur e bukurisë së Hailey Bieber më në fund duket se është në rrugën e saj, pasi modelja tanimë është e famshmja e fundit që lë të kuptohet se do të hyjë në botën e bukurisë dhe shëndetit.
Sipas raporteve nga TMZ, Bieber sapo nënshkroi dokumente ligjore që kërkonin të drejtat për "Rhode", emrin e mesëm të modeles dhe gjithashtu emrin e markës së saj të ardhshme të bukurisë.
Edhe pse Bieber nuk ka bërë ende një njoftim zyrtar rreth Rhode, marka e re e bukurisë tashmë duket të ketë llogarinë e vet në Instagram.
Nuk ka ende postime, por Instagrami i markës Rhode tashmë ka grumbulluar afro 15 mijë ndjekës. Viti 2021 është gjithashtu në përshkrim të profilit, duke lënë të kuptohet se marka mund të nisë së shpejti.


