Please enter at least 3 characters.

Hahn: Durimi i Greqisë i ka kufijtë e saj

2018/07/Johannes-Hahn-17-Maj-foto-Ridvan-Slivova-11-780x439-1.jpg

Komisioneri për Zgjerim i BE-së, Johannes Hahn, në një intervistë për "Euroactiv", shprehu dyshimin se zgjedhjet e reja në Maqedoni do të siguronin shumicën prej dy të tretash, përcjell Telegrafi Maqedoni.

"Përveç kësaj, durimi i Greqisë ka kufijtë e saj. Athina deri më tani është sjell në mënyrë konstruktive, por gjithashtu ka kalendarin e vet politik", tha Hahn.

Hahn dëshiron që çështja e emrit të pranohet pa vonesë.

"Pasojat nga bojkoti i opozitës mund ta lënë pas vendin në zhvillimin e proceseve", tha ai.

Hahn shtoi se "në rrugët e këmbësorëve" zgjedhjet e reja mund të dërgojnë në anulimin e rrezikshëm të procesit. Ajo nuk do t'i shërbente askujt, sepse nuk është e qartë nëse zgjedhjet e reja do të siguronin dy të tretën e shumicës së nevojshme që të pranohet marrëveshja për emrin./Telegrafi/