Please enter at least 3 characters.

Haaland ishte zgjatur shumë në trup, iu desh pastaj të shtojë 12 kg masë muskulore në 15 muaj

2020/05/23422290-0-image-a-3_1579078782842.jpg

Lajmet për Erling Haaland që vijnë vazhdojnë të befasojnë, jo vetëm për golat e shënuar, por edhe për procesin e rritjes së tij si lojtar. 

Talenti i tij kishte rënë në sytë e RB Salsburgu në Austri, ku shkëlqeu dhe pastaj e bleu Borussia Dortmund.

Por norvegjezi që luajti te Molde në Norvegji, fillimisht kishte një problem, pasi fiziku i tij filloi të rritej (tani 1.94 metra i gjatë).

Për këtë arsye atij iu desh të punojë me një trajner personal si Borre Steenslid, i cili e ndihmoi për të zhvilluar edhe masën e duhur muskulore.

“Fiziku i tij përgjigjet kaq mirë në stërvitje duke shfrytëzuar edhe përparësitë gjenetike”.

“Ka shuar 12 kg masë muskulore në 15 muaj. E pabesueshme! Ishte e nevojshme, sepse ishte zgjatur 20 centimetra në një kohë relativisht të shkurtër dhe trupi i tij ishte çekuilibruar. Na u desh ta nisnim nga fillimi”, ka treguar trajneri i tij personal.  /Telegrafi/