Please enter at least 3 characters.

Guendouzi mund të transferohet në Itali, Roma ka gati ofertën për francezin

2020/08/GettyImages-1250985819.jpg
498:"BRIGHTON, ENGLAND - JUNE 20: Referee Martin Atkinson speaks to Matteo Guendouzi of Arsenal during the Premier League match between Brighton & Hove Albion and Arsenal FC at American Express Community Stadium on June 20, 2020 in Brighton, England. Football Stadiums around Europe remain empty due to the Coronavirus Pandemic as Government social distancing laws prohibit fans inside venues resulting in all fixtures being played behind closed doors. (Photo by Gareth Fuller/Pool via Getty Images)
9:"2020 Pool

Matteo Guendouzi pritet të largohet nga Arsenali gjatë afatit kalimtar veror.

Mesfushori francez ka shprehur dëshirën për tu larguar nga Topçinjtë për një aventurë të re.

Me të dalë lajmi se lojtari po kërkon largimin, shumë skuadra të njohura evropiane janë futur në garë për të.

Barcelona, Paris Saint Germain, Villareal, Lyon dhe Roma janë skuadrat që kanë shprehur interesim për talentin francez.

Matteo Guendouzi . (Photo by Peter Powell/Pool via Getty Images)

Roma duket më afër lojtarit, pasi CEO i kësaj skuadra Guido Fienga ka udhëtuar drejt Londrës për tu takuar me Arsenalin.

Giallorosët janë gati ta përfshijë në ofertë mesfushorin Amadou Diawara si dhe një shumë të parave për transferimin e francezit.

Diawara vlerësohet rreth 25 milionë euro, ndërsa vlera e Guendouzit është rreth 35 milionë.

Tani dy klubet janë në bisedime për një marrëveshje të mundshme dhe Guendouzi deri javën e ardhshme pritet të vendosë për të ardhmen e tij. /Telegrafi/