Please enter at least 3 characters.

Guardiola: Liverpooli nuk do të jetë rivali i vetëm për titull në sezonin e ardhshëm

2019/06/Klopp-Guardiola-e1559578382872.jpg
319:"MANCHESTER, ENGLAND - JANUARY 03: Jurgen Klopp, Manager of Liverpool shakes hands with Josep Guardiola, Manager of Manchester City prior to the Premier League match between Manchester City and Liverpool FC at the Etihad Stadium on January 3, 2019 in Manchester, United Kingdom. (Photo by Clive Brunskill/Getty Images)
12:"Getty Images

Pep Guardiola ka folur për sezonin e ardhshëm në Ligën Premier dhe ka shtuar se Manchester City i tij do të ketë më shumë se vetëm një rival për titull.

City e mposhti Liverpoolit me vetëm një pikë në garën për titull të Ligës Premier këtë sezon, në ditën e fundit të sezonit pas një gare të jashtëzakonshme që pa dy klubet të grumbullonin 195 pikë së bashku.

Qytetarët gjithashtu fituan Kupën Carabao dhe Kupën FA për t'u bërë skuadra e parë që fiton tre trofetë në Angli.

Zhgënjimi i vetëm në këtë sezon të përsosur ishte humbja ndaj Tottenhamit në çerekfinale të Ligës së Kampionëve, duke i dhënë fund shpresave trofeun e madh evropian, por Spurs u mposhtën 2-0 në finale nga Liverpooli.

Liverpooli së bashku me Cityn pritet të jenë përsëri protagonistët kryesorë në garën e titullit në sezonin e ardhshëm, por Guardiola këmbëngul se skuadra e tij do të ketë më shumë kundërshtar në betejën e titullit të Ligës Premier.

Guardiola nuk e sheh vetëm Liverpoolin e Jurgen Kloppit si rival për titull (Foto: Clive Brunskill/Getty Images/Guliver)

"Ne kemi një rivalitet mahnitës, por jo vetëm me ta [Liverpoolin]. Ka pesë skuadra të tjera të forta dhe kjo është arsyeja pse Liga Premier është kaq e vështirë".

"Sezonin e ardhshëm do të fillojmë nga zeroja dhe do të shohim se çfarë ndodh", ka thënë Guardiola. /Telegrafi/