Guardiola habitet nga pyetja e gazetarit për Haalandin
27/07/2023
Trajneri i Manchester Cityt, Pep Guardiola, u befasua nga një gazetar që pyeti për potencialin e sulmuesit Erling Haaland.
Guardiola u pyet për përshtatjen e Haaland me sistemin e tij dhe sa kohë do t'i duhet atij që të përshtatet plotësisht.
Pas 60 golave në sezonin e tyre fitues të trefishtë, Guardiola kuptohet që u befasua nga pyetja.
“Dua të them që Erling Haaland u përshtat shumë shpejt te Manchester City ”, u përgjigj fillimisht trajneri i Cityt.
“Kur shënon më shumë se 60 gola, do të thotë se ai u përshtat shumë mirë dhe shumë shpejt dhe nuk ka asnjë problem në këtë aspekt”.
Në fund, trajneri kataslunas përdori një fjalë eksplicite. /Telegrafi/


