Please enter at least 3 characters.

Gruevski: Edhe Lëvizja Besa e konfirmoi se Deklarata është bërë në Shqipëri (Video)

2017/01/Nikolla-Gruevski.jpg

Nikolla Gruevski, mandatari që dështoi të bëjë qeverinë e re të Maqedonisë insiston që partitë shqiptare në Maqedoni kanë platformë politike nga Shqipëria, shkruan Telegrafi Maqedoni.

''Platforma e partive shqiptare është jo Kushtetuese pasi përmban kushte që i ka thurur një shtet tjetër nën mbështetjen e një kryeministri i shtetit tjetër, Edi Rama. Kjo dje është vërtetuar edhe nga një parti pjesmarrëse në këtë deklaratë, Lëvizja Besa e cila thotë se e gjithë idea dhe gjithë platforma ka qenë nën mbikëqyrje nga një shtet tjetër, Republika e Shqipërisë.'' tha ish-kryeministri Nikolla Gruevski për televizionin shtetëror kroat HRT1. /Telegrafi/