Please enter at least 3 characters.

Gruaja e Shpati Kasapit, Selvija mban premtimin, publikohet një tjetër këngë e lënë pas nga këngëtari

Siç kishte bërë të ditur disa ditë më parë Selvija, bashkëshortja e të ndjerit Shpat Kasapi, një tjetër projekt i papublikuar i këngëtarit tashmë ka parë dritën e publikimit.

Kënga e titulluar “Nana” është publikuar në platformën YouTube, duke vazhduar kështu nismën e Selvisë për të sjellë para publikut materialet muzikore që artisti nuk arriti t’i finalizonte dhe t’i prezantonte gjatë jetës së tij.

Projekti është pritur me emocione nga admiruesit e Shpat Kasapit, të cilët kanë pasur mundësinë të dëgjojnë edhe një herë zërin e artistit të dashur, i cili u nda nga jeta para kohe.

Screenshot/YouTube

Një element që e bën edhe më të veçantë këtë publikim është videoklipi shoqërues. Është krijuar një video mjaft prekëse, ku Shpati shfaqet me krahë engjëlli pranë nënës së tij, duke sjellë momente plot ndjenjë.

“Nana” pritet të mos jetë projekti i fundit që do të publikohet, pasi Selvija ka shprehur dëshirën që të vazhdojë të ndajë me publikun krijimet e lëna pas nga këngëtari, në mënyrë që muzika dhe kujtimi i tij të mbeten gjithmonë të gjalla. /Telegrafi/

- YouTubewww.youtube.com