")
Please enter at least 3 characters.

Grima, trajner i ri i kombëtares se femrave

2016/04/grima-1.jpg

Armir Grima do të jetë trajneri i ri i Kombëtares së Femrave.

Ish-portieri i Vllaznisë, i cili mban edhe postin e drejtorit teknik të shkodranët, do të zëvendësojë Altin Rrakllin që dha sot dorëheqjen.

Grima u prezantua sot së bashku me ndihmësin e tij, sulmuesin legjendar të Vllaznisë, Vioresin Sinanin.

Më pas ata dhanë edhe përshtypjet e para dhe objektivat që kanë në krye të Kombëtares së femrave.