Please enter at least 3 characters.

Griezmann raportohet se në muajin mars është bërë lojtar i Barcës, pritet vetëm zyrtarizimi

2019/05/GettyImages-521156696.jpg
296:"MADRID, SPAIN - APRIL 13: Gerard Pique of Barcelona fouls Antoine Griezmann of Atletico Madrid during the UEFA Champions League Quarter Final Second Leg between Club Atletico de Madrid and FC Barcelona at Vincente Calderon on April 13, 2016 in Madrid, Spain. (Photo by Mike Hewitt/Getty Images)
12:"Getty Images

Antoine Griezmann filloi negociatat me Barcelonën në nëntorin e kaluar dhe nënshkroi dy muaj më parë një marrëveshje me blaugranën.

Cadena SER raporton se ka pasur qasje në dokumentet që tregojnë se francezi, i cili në fillim të këtij muaji ka konfirmuar largimin nga Atletico Madrid, u pajtua me katalunasit në mars, në një kohë kur Los Rojiblancos ishin ende në luftë për titullin e LaLigas.

Sulmuesi iu afrua transferimit në Camp Nou para 12 muajsh, përpara se të njoftojë përfundimisht se po qëndronte në Madrid dhe nënshkruante një kontratë të re që vlente deri në verën e vitit 2023.

Kjo marrëveshje përfshin një klauzolë largimi 200 milionë euroshe dhe pas 1 korrikut kap shifrat e 120 milion sosh.

Ndërkohë, zyrtarët e Atleticos thuhet se janë jashtëzakonisht të pakënaqur në lidhje me situatën dhe pasi kanë raportuar tashmë Barçën në FIFA për kontaktimin e sulmuesit në vitin 2018, mund ta bëjnë këtë sërish këtë vit.

Ndryshe, takimi me lojtarët pa pëlqimin e klubit të tyre është i ndaluar nga organi drejtues i futbollit botëror (FIFA) nëse ata nuk janë në gjashtë muajt e fundit të kontratës së tyre. /Telegrafi/