Please enter at least 3 characters.

Griezmann krenar që refuzoi Barçën për të qëndruar te Atletico

2018/07/Antoine-Griezmann-atletico.jpg
267:"LYON, FRANCE - MAY 16: Antoine Griezmann #7 of Atletico Madrid celebrate the victory following the UEFA Europa League Final between Olympique de Marseille and Club Atletico de Madrid at Stade de Lyon on May 16, 2018 in Lyon, France. (Photo by Maja Hitij/Getty Images)
12:"Getty Images

Antoine Griezmann është krenar me vendimin e tij për të rinovuar me Atletico Madridin.

Francezi refuzoi kalimin te Barcelona vetëm për të qëndruar te skuadra e Diego Simeones dhe për këtë është i lumtur.

"Refuzimi i Barcelonës? Ishte vendimi im dhe jam i krenar për atë, tani mezi po pres fillimin e sezonit me Atleticion", ka thënë Griezmann i cituar nga Diario AS.

(Foto: Getty Images)

"Jo dhe shumë nga kur ne do të luajmë në Superkupën e Evropës dhe natyrisht që duam ta fitojmë edhe atë".

"Dua ta shijoj këtë fitim të Botërorit me Francën dhe popullin francezë dhe pastaj të kënaqem në pushime që të jem në gjendje të pushoj".

"Jam shumë i lumtur për vetën dhe bashkëlojtarët, ishte një provojë e mrekullueshme", ka shtuar Griezmann.

Në Botëror anësori francez ka shënuar katër gola e ka dhuruar dy asistime. /Telegrafi/