Please enter at least 3 characters.

Griezmann: Kam fituar dy trofe, shpresoj të fitoj më shumë

2018/05/GettyImages-959290666.jpg
299:"LYON, FRANCE - MAY 16: Antoine Griezmann of Atletico Madrid kisses the Europa League trophy after his team's victory in the UEFA Europa League Final between Olympique de Marseille and Club Atletico de Madrid at Stade de Lyon on May 16, 2018 in Lyon, France. (Photo by Matthias Hangst/Getty Images)
12:"Getty Images

Atletico Madridi ka arritur të fitojë trofeun e Europa League pas një paraqitje të shkëlqyer në Lyon.

Dominoi Antoine Griezmann i cili realizoi dy gola në këtë përballje ku Los Colchoneros triumfuan me lehtësi.

"Unë u largova nga shtëpia kur isha 14 vjeç sepse kam dashur të fitoj trofe, ky është trofeu im i dytë pas Superkupës dhe shpresoj se do të vijnë më shumë", u shpreh Griezz për BeIN Sports pas vërshëllimës finale.

Marseille gaboi në golin eaprë të francezit, teksa Griezmann thotë se shfrytëzimi i këtyre gabimeve ishte pjesë e planit.

Foto: Getty Images

"Me besim dhe gjakftohtësi", e përshkroi Griezmann performancën e ekipit të tij.

Antoine Griezmann po lidhet shumë me një kalim te Barcelona.

Atletico Madridi deri tash ka hedhur poshtë se ka një marrëveshje, por lojtari besohet se ka marrëveshje personale me klubin katalanas. /Telegrafi/