Please enter at least 3 characters.

Griezmann: Është koha për të fituar një trofe

2018/05/Griezmann-Atl.jpg
277:"MADRID, SPAIN - MAY 03: Antoine Griezmann of Atletico Madrid reacts during the UEFA Europa League Semi Final second leg match between Atletico Madrid and Arsenal FC at Estadio Wanda Metropolitano on May 3, 2018 in Madrid, Spain. (Photo by Gonzalo Arroyo Moreno/Getty Images)
12:"Getty Images

Sulmuesi i Atletico Madridit, Antoine Griezmann këmbëngul se është koha për të fituar një trofe pas kualifikimit për finalen e Ligës së Evropës.

Griezmann nuk ka fituar asnjë trofe të madh qoftë në klub apo në nivel ndërkombëtar në karrierën e tij.

Por, do të përfaqësojë klubin Los Rojiblancos në finalen e tyre të Ligës së Evropës kundër Marseillet më vonë këtë muaj dhe është shumë opitimist.

"Është koha për mua të fitoj një trofe", ka thënë fillimisht Griezmann për gazetarët pas ndeshjes ndaj Arsenalit, raporton Marca.

Griezmann është njëri nga sulmuesit më të mirë në botë në qarkullim (Getty Images)

"Ne kemi pasur mendjen tonë të vendosur në këtë garë që kur kemi hyrë në të dhe e dimë se sa e vështirë është të triumfojmë".

"Kemi pasur nevojë për të luftuar në çdo ndeshje dhe çdo raund".

"Ne e dinim për gjysmëfinalen që do të duhej të luanim me topa më të gjatë dhe të përpiqemi të mposhtim skuadrat, dhe mund të shihni edhe ndikimin e Diego Costas".

"Atmosfera? Dëshirojmë që të kemi atë të Vicente Calderonit që këtu është bërë dhe sonte kjo ndodhi, ne kemi kërkuar nga tifozët që të na mbështesin dhe ata kanë qenë fantastikë", përfundoi francezi. /Telegrafi/