Please enter at least 3 characters.

Griezmann: Dua ta kem numrin shtatë te Barcelona

2019/07/GettyImages-1161990668.jpg
248:"BARCELONA, SPAIN - JULY 14: New Barcelona signing Antoine Griezmann poses for the media with FC Barcelona president Josep Maria Bartomeu as he is unveiled at Camp Nou stadium on July 14, 2019 in Barcelona, Spain. (Photo by David Ramos/Getty Images)
12:"Getty Images

Antoine Griezmann ka thënë se nuk e mendon largimin nga Barcelona dhe dëshiron të marr fanellën me numrin shtatë.

Ylli francez ka pasur një sezon të parë të vështirë në Camp Nou që kur u bashkua për 107 milionë euro nga Atletico Madrid vitin e kaluar, duke shënuar vetëm tetë herë në 26 paraqitje në La Liga .

Kishte shumë zëra për një largim të tij të shpejt, të cilëve iu shtua edhe skauti që e zbuloi lojtarin, Eric Olhats.

Po flitet për ardhjen e Lautaro Martinez dhe rikthimin e Neymarit te Barcelona, me Griezmann që mund të shitet.

"Unë do të doja të rimarrja numrin shtatë", ka thënë ai, duke e konfirmuar se sezonin e ardhshëm mendon të luajë me numrin 7 në shpinë.

"Karantina po shkon mirë, por nuk mund të bëjë asgjë”.

"Më mungon futbolli jashtëzakonisht. Unë nuk e kam idenë se kur gara do të kthehet; nuk e di kur do të kthehem në stërvitje", ka thënë ai. /Telegrafi/