Please enter at least 3 characters.

Grenell vazhdon ta kritikojë Kurtin, thotë se veproi kundër Obamas dhe Biden

2021/03/Richard-Grenell-dhe-Philip-Kosnett-ne-takim-me-Albin-Kurtin-ne-LVV-foto-Ridvan-Slivova-6-e1614703865544.jpg

Ish-emisari special amerikan për dialogun Kosovë-Serbi, Richard Grenell ka vazhduar me deklarata kundër kreut të Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti.

Sot, Grenell përmes një postimi në Twitter e ka quajtur Kurtin antiamerikan, ndërsa në  postimin tjetër në Twitter, ai thotë se kreu i Vetëvendosjes ka bërë disa veprime kundër presidentëve amerikanë, duke hedhur gaz lotsjellës në Kuvendin e Kosovës.

“Albin Kurti ka hedhur gaz lotsjellës në Kuvendin e Kosovës në një përpjekje për ta ndalur presidentin Obama që ta mbështesë demarkacionin e kufirit me Malin e Zi. Joe Biden gjithashtu e ka nxitur Kurtin në atë kohë që ta mbështesë demarkacionin – por, ai në vend të kësaj zgjodhi terrorizmin”, thotë Grenell. /Telegrafi/