Please enter at least 3 characters.

Greenwood bën heroin: Manchester United merr tre pikë të mundimshme ndaj Wolvesit

2021/08/greenwood.png

Manchester United ka marrë tre pikë të mundimshme në udhëtim te Wolverhampton Wanderers në kuadër të javës së tretë në Ligën Premier, pasi ndeshja përfundoi 1-0.

Takimin më mirë e filluan Ujqit, që rrezikuan me anë të Francisco Trincaos në minutën e shtatë, por që Aaron Wan-Bissaka e largoi topin afër vijës së portës.

Një tjetër mundësi e artë ishte më pas për Joao Moutinhon, që pranoi një pasim nga Raul Jimenez, mirëpo që gjuajti mbi portë.

Për Djajtë e Kuq, Bruno Fernandes (38’) ishte i pafat, pasi VAR-i i anuloi golin për pozitë jashtë loje, gjersa Mason Greenwood (45’), nuk ishte i saktë në goditje e tij të fuqishme.

Në 45 minutat e dytë, Trincao lëshoi një mundësi të artë në minutën e 36-të, duke mos arritur të qëllonte saktë, me topin që përfundoi afër shtyllës së djathtë.

Momenti vendimtar i takimit erdhi në minutën e 80-të, kur Greenwood lëshoi një goditje të fuqishme, për të mposhtur Jose San.

Pas javës së tretë, Manchester United ka arkëtuar tre pikë dhe është në vendin e tretë, derisa në xhiron e katërt takohet me Newcastle United. /Telegrafi/

Standings provided by SofaScore LiveScore