Please enter at least 3 characters.

Grabitje e armatosur në një filiale banke në Veternik

2016/01/ldquo-grabita-unaz-euml-n-q-euml-ta-shisja-se-jam-keq-nga-gjendja-ekonomike-rdquo_hd.jpg

Policia e Kosovës ka bërë të ditur se sot në orët e mëngjesit ka ndodhur një grabitje e armatosur në një filiale banke në lagjen "Veterniku" në Prishtinë.

Dyshohet se në këtë grabitje kanë marrë pjesë dy persona të maskuar dhe të armatosur me armë zjarri.

"Nga informacionet e para është ngritur dyshimi se të njëjtit kanë grabitur një shumë parash, vlera e të cilave ka mbetur të konfirmohet nga zyrtarët e bankës, dhe me pas me veturën e dyshuar janë larguar nga vendi i ngjarjes", bën të ditur Policia.

Policia menjëherë ka dalë në vendin  e ngjarjes dhe ka kryer ekzaminimet e nevojshme, këqyrjen e vendit të ngjarjes si dhe ka nisur një hetim lidhur me rastin.

Ndërkohë që punohet edhe për identifikimin e të dyshuarve. /Telegrafi/

Foto: Ilustrim