Please enter at least 3 characters.

Grabitet një institucion mikrofinanciar në Prishtinë

2020/09/ilustrim-shiriti-i-ndalimit-policia-e-kosoves-foto-Ridvan-Slivova-2-1200x630-1-e1603184010578.jpg

Një institucion mikrofinanciar është grabitur sot rreth orës 12:15 në rrugën “Agim Ramadani”, në Prishtinë.

Lajmin për Telegrafin e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë së Kosovës për Rajonin e Prishtinës, Agron Borovci.

Sipas tij, policia ka dalë në vendngjarje dhe nga informacionet e para dyshohet që grabitja të jetë kryer nga një person.

“Rreth orës 12:15 është raportuar për një grabitje të ndodhur në filialin e një institucioni mikrofinanciar të pagesave në rrugën "Agim Ramadani" në Prishtinë. Policia  ka dalë në vendngjarje dhe nga informacionet e para  dyshohet që grabitja të jetë kryer nga një person”, ka thënë Borovci.

Ndërkaq, siç tha ai aktualisht po vazhdon hetimi bashke me ndërmarrjen e veprimeve të nevojshme policore me qëllim ndriçimin e rastit. /Telegrafi/