Please enter at least 3 characters.

Grabitën një pompë derivatesh dje në Prishtinë, sot i arreston Polica

2020/05/la-benzina-con-lo-sconto-dove-si-trovano-le-pompe-bianche.jpg

Policia ka arrestuar tre persona të cilët kanë grabitur para e pako me cigare në një pompë derivatesh në Prishtinë.

Zëdhënësja e Policisë për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti, tha se të dyshuarit janë: V.K., 21-vjeçar, D.K., 23-vjeçar dhe R.H., 24-vjeçar.

Tutje shtoi se dyshuarit janë dërguar në mbajtje për 48 orë me vendim të prokurorit.

Policia thotë se hetuesit po kryejnë veprimet e nevojshme para se rasti të procedohet më tej.

Grabitja kishte ndodhur të hënën e 5 shkurtit në rrugën “Isa Kastrati”, ndërsa arrestimi është bërë sot.