Please enter at least 3 characters.

Gostivar: Në një aksident me veturë lëndohet një 18 vjeçar

2024/02/policia-e-maqedonise-MK-780x439-1.png

MPB Maqedoni njofton se dje në orën 18:00 në Stacionin Policor në Gostivar është raportuar se në rrugën rajonale në fshatin Debresh, makina “Volkswagen Sharan” me targa të regjistrimit, e drejtuar nga M.H nga fshati Vrapçisht ka dalë nga rruga.

Në këtë aksident lëndime të rënda trupore ka marrë shoferi 18-vjeçar, të konstatuara në Spitalin e Përgjithshëm në Gostivar.

Nga MPB njoftojnë se hetim në vendin e aksidentit ka kryer ekipi i DPB Gostivar.