Google pritet të lansojë telefonat Pixel 7 si dhe Pixel Watch më 6 tetor
07/09/2022
Google ka filluar të dërgojë ftesa për eventin e saj harduerik të vjeshtës, që është caktuar të zhvillohet të enjten, më 6 tetor.
Eventi do të lansojë telefonat e ardhshëm Pixel 7, si dhe Pixel Watch – kompania i tregoi të dyja pajisjet në ngjarjen e saj I/O në fillim të këtij viti, duke njoftuar se ato do të vijnë në vjeshtë.
Google thotë gjithashtu se do ta përdorë këtë ngjarje për të njoftuar shtesa të reja në portofolin e shtëpive inteligjente Nest.
Njoftimi i Google vjen vetëm një ditë para eventit të Apple, Far Out, ku do të prezantojë iPhone 14. /Telegrafi/


