Please enter at least 3 characters.

Goli që dëshmon ADN-në e Barcelonës: 48 pasime, 11 lojtarë, 194 sekonda, një gol

2019/04/GettyImages-1141751239.jpg
280:"MANCHESTER, ENGLAND - APRIL 10: The Barcelona players pose for a team photo prior to the UEFA Champions League Quarter Final first leg match between Manchester United and FC Barcelona at Old Trafford on April 10, 2019 in Manchester, England. (Photo by Michael Regan/Getty Images)
12:"Getty Images

Barcelona fitoi në Old Trafford ndaj Manchester United duke mos dhënë një paraqitje të madhe siç në mësuar tifozët, por goli i shënuar vjen nga ADN-ja që e posedon ky klub, shumë pasime.  

Luke Shaw ishte ai që e preku topin për ta dërguar në rrjetën e David De Geas, por goli i minutës së 12-të erdhi pas 48 pasimeve ku pjesëmarrës ishin të gjithë 11 lojtarët e Barcelonës.

Topi i Marc-Andre ter Stegen vazhdoi të lëviz në fushë për 194 sekonda për të shënuar në portën e De Geas.

Në këto tre minuta vetëm Chris Smalling ishte i vetmi lojtar i United që e preku topin, para devijimit të Shaw.

Kjo nuk është hera e parë që Barcelona e bën këtë.

Kundër PSV Eindhoven goli i katërt tregoi pothuajse të njëjtat shifra, edhe ai  tretë ndaj Tottenhamit në Wembley. /Telegrafi/