Please enter at least 3 characters.

Gold Ag me këngë kushtuar nënave shqiptare

2019/02/arianagushi_50058450_315561935762117_12920103597813121_n-e1551390900431.jpg

Reperi shqiptar është një prej këngëtarëve aktiv me projekte të reja që sjell para fansave.

Golg Ag kohët e fundit ka pasur bashkëpunime të suksesshme me këngëtarë të ndryshëm të estradës muzikore shqiptare.

Ai njihet për këngët që ka motive patriotike, por edhe këngë që i kushtohen personave më të shtrenjtë në jetë - nënës.

Arian Asllani ka bërë të ditur përmes llogarisë personale në Instagram se së shpejti do të sjell një këngë që i kushtohet nënave shqiptare.

Kënga që titullohet "Nënat shqiptare" do të publikohet më 3 mars (e diele) rreth orës 17:00.

Mbetet të shihen në ditët në vijim detajet e projektit pasi që këngëtari nuk ka treguar ndonjë specifik rreth videokëngës.

Ndryshe, Goldi kohët e fundit është marrë edhe me aktivitete humanitare teksa është parë në krah të Halil Kastratit. /Telegrafi/