Gold AG dhe Andini këngë kundër abortimit
04/07/2012
Kënga që titullohet “Djali Yt”, posedon një tekst mjaft prekës dhe nuk dihet nëse do t’i realizohet videoklipi.
Abortimi është bërë një çështje e ndjeshme jo vetëm në vendin tonë, por edhe në gjithë botën, ku rastet e ‘vrasjes’ së jetërave të reja po shtohen gjithnjë e më shumë.
Gold AG është një prej reperëve më aktivë, ndërsa i tillë është edhe Andini që njihet për hitin e tij me Nogën, “Këtë Natë”. /Telegrafi/


