Please enter at least 3 characters.

Gol dhe asistim, Arijon Ibrhaimovic vendimtar në fitore e Heidenheim

Arijon Ibrhaimovic ka vazhduar me paraqitje fantastike në Bundesliga me fanellën e Heidenheim.

Sulmuesi kosovar ka qenë vendimtar në fitoren e skuadrës së tij Heidenheim në udhëtim te Kolni 1-3.

20-vjeçari e ka nisur si titullar ndeshjen si gjithmonë dhe dhuroi një asistim vetëm pas tetë minutave lojë.

E në minutën e 28-të, talenti kosovar realizoi një gol të bukur për 1-2 duke konfirmuar formën fantastike që po kalon këtë sezon.

- YouTubewww.youtube.com

Heidenheim ka marrë fitore të artë 1-3 në udhëtim te Kolni dhe xhiron e fundit kërkon t'i shmanget rënies direkte nga Bundesliga.

Ibrahimovic këtë sezon ka realizuar dy gola dhe ka asistuar në katër të tjerë në Bundesliga.

Ai ishte ndër futbollistët më të mirë në fushë duke marrë notë 8,5 nga SofaScore. /Telegrafi/