Please enter at least 3 characters.

Goditet nga rrufeja, vdes një person në Desivojcë të Kamenicës

2020/06/rrufe5-e1597490920274.jpg

Policia e Kosovës ka bërë të ditur se një person ka ndërruar jetë pasi është goditur nga rrufeja.

Rasti ka ndodhur të premten në ora 19:00 në fshatin Desivojcë të Kamenicës.

“Është raportuar se nga rrufeja është goditur viktima mashkull kosovar. Sipas mjekëve, viktima është sjell pa shenja jete në emergjencën e Gjilanit”, thuhet në raport.

Me vendim të prokurorit, trupi i viktimës i është liruar familjarëve. /Telegrafi/