Please enter at least 3 characters.

Goditet nga filxhani i shtyllës elektrike një femër në Klinë, e njëjta dërgohet në spital

2021/07/shtylla-elektrike-780x439-1.jpg

Policia e Kosovës ka njoftuar se një femër është lënduar në Klinë, pasi që nga shtylla elektrike ka rënë filxhani.

“Raportohet se gjersa dy persona, njëri dëshmitar i ngjarjes dhe viktima kanë zbrit nga makina pranë shtëpisë së tyre, një filxhan nga shtylla elektrike aty pranë ka rënë dhe ka godit viktimën femër kosovare dhe veturën e dëshmitarit. Viktima ka pësuar lëndime trupore dhe është dërguar në tretman mjekësor”, thuhet në raport.

Në vendin e ngjarjes ka dal njësite përkatëse dhe njësiti i KEDS-it. Me vendim të prokurorit rasti shkon në procedurë të rregullt. /Telegrafi/