Please enter at least 3 characters.

Gjyshja ia ndaloi qenit uljen në divan, kafsha nuk e dëgjoi - shikoni reagimin e saj

2023/01/Screenshot_3-85.jpg

Qeni me emrin Willie është një yll i vërtetë në rrjetin social TikTok, ku pronarja ndan çdo ditë momente qesharake të kafshës së saj të djallëzuar.

Në videon e fundit ajo ka treguar marrëdhënien e qenit me nënën e saj dhe videon e kanë parë 1.8 milion njerëz.

Gjyshja ia ndaloi Williet të ulej në divanin e shtëpisë së saj, por sapo ajo u largua, qeni gjeti rahatinë në mobilie.

Mirëpo, kur e kuptoi se ajo kishte vënë re atë që kishte bërë, ai menjëherë filloi të ikë dhe të leh ndërsa gjyshja filloi ta ndiqte rreth tavolinës. /Telegrafi/