Please enter at least 3 characters.

Gjira Kajtazi i rikthehet projekteve muzikore, publikon këngën e re

2019/03/gjirakajtazi_28158028_337586260084713_3821522279183941632_n-e1551684201482.jpg

Ajo i është rikthyer projekteve muzikore pas një mungese të gjatë në botën e shoubizit.

Bëhet fjalë për këngëtaren e mirënjohur Gjira Kajtazi, e cila ka kohë që është shkëputur prej muzikës.

Megjithatë, duket se artisten nuk e ka ndalur as shtatzënia për të sjell këngën më të re pas një kohe të gjatë para fansave.

"Aua", titullohet kënga më e re e saj, ku në video shfaqet vetëm teksti i projektit muzikor dhe asgjë më tepër.

E për tekst të këngës është përkujdesur vetë këngëtarja së bashku me Lena Zbeatin gjersa miksimin e ka bërë Phily.

Ndryshe, Gjira ka qenë mjaft aktive vite më parë në muzikë, duke u shndërruar në një prej repereve më të pëlqyera në vend.

Mirëpo menjëherë pas albumit, ajo u tërhoq nga muzika, dhe edhe pse përflitej për një rikthim të mundshëm në tregun muzikor, një gjë e tillë duket se ende nuk është gati të ndodhë. /Telegrafi/