Please enter at least 3 characters.

Gjilani dhe Dukagjini ndajnë pikët në një ndeshje të fortë

2023/10/344237910_990991165400197_2824776665391507795_n.jpg

Gjilani dhe Dukagjini kanë luajtur baras me rezultat 1-1 në kuadër të javës së nëntë të Superligës së Kosovës.

Ndeshja ishte e fortë me të dy skuadrat që kërkonin të gjenin hapësira në mbrojtjet kundërshtare.

Dukagjini kaloi në epërsi në pjesën e parë, kur Bujar Shabani shfrytëzoi një harkim në zonë dhe në minutën e 30-të shënoi për 1-0.

Gjilani tentoi ta barazonte rezultatin në pjesën e parë, por nuk ia arriti.

Atë që nuk ia arriti ta bëjë në të parën e bëri në të dytën kur Kushtrim Shabani shënoi në minutën e 60-të për 1-1.

Gjilani kishte mundësi të merrte tre pikët, por në momentet vendimtare nuk ishin të saktë.

Dukagjini me këtë barazim është në vendin e shtatë me 9 pikë, ndërsa Gjilani me 8 pikë është i tetit /Telegrafi/

Standings provided by Sofascore