Please enter at least 3 characters.

Gjilan, vajza merret me forcë nga një i dyshuar dhe largohen drejt Prishtinës

20:"Photo:RIDVAN SLIVOVA

Një burrë ka raportuar në polici se vajza e axhes së tij, është marrë pa dëshirën e saj nga një person i dyshuar mashkull dhe është futur me forcë në një veturë.

I njëjti ka treguar se më pas vetura është larguar në drejtim të Prishtinës.

I dyshuari dyshohet për veprën penale "Privim i kundërligjshëm nga liria".

Prokurori është informuar për rastin dhe hetimet nga njësitet policore janë duke vazhduar. /Telegrafi/