Please enter at least 3 characters.

Gjiko së shpejti në bashkëpunim me djalin e tij, Zërin?

2019/10/gggg-e1572377108982.jpg

Reperi i njohur Gjiko, këtë vit është bërë baba për herë të parë.

Ai dhe bashkëshortja e tij, Elita Rudi, u bënë prindër të një djali të cilin e quajtën Zëri.

Zëri tashmë dita-ditës po rritet, duke iu bërë krah babait të tij, i cili njihet si një ndër reperët më të suksesshëm në estradës.

E megjithëse është i vogël për ta përcaktuar talentin e tij, duket se Gjiko do të dëshironte që të kishte një bashkëpunim me të birin.

Kështu të paktën ka bërë të ditur në fotografinë e fundit të publikuar me të birin në Instagram - imazh të cilin ai e ka realizuar në ashensor.

"Gjiko në bashkëpunim me Zërin, së shpejti", ka shkruar reperi nga Peja në mbishkrimin e kësaj fotografie.

Mbase Zëri mund të jetë pjesë e klipit të ri të babait të tij, megjithatë mbetet për t'u parë, pasi Gjiko ende nuk i ka zbuluar detajet e projektit të ri muzikor që dot a sjellë së shpejti. /Telegrafi/