Please enter at least 3 characters.

Gjigantët anglezë duan Kurzawan e PSG-së

2018/04/Layvin-Kurzawa.jpg
288:"PARIS, FRANCE - OCTOBER 31: Layvin Kurzawa of PSG celebrates scoring his sides fourth goal during the UEFA Champions League group B match between Paris Saint-Germain and RSC Anderlecht at Parc des Princes on October 31, 2017 in Paris, France. (Photo by Dean Mouhtaropoulos/Getty Images)
12:"Getty Images

Mbrojtësi francez, Layvin Kurzawa ka përfunduar në radarin e tri skuadrave të mëdha angleze nga Liga Premier.

Kurzawa mendohet se është njëri nga lojtarët që mund të largohen nga Parc des Princes në fund të sezonit.

Megjithatë, mbrojtësi francez ka oferta të mëdha nga sidomos nga skuadrat e mëdha të Ligës Premier.

Sipas mediumit RMC, Manchester United, Chelsea dhe Tottenhami janë të gjithë të interesuar për mbrojtësin e krahut të majtë të Paris Saint-Germainit, Kurzawa.

Kurzawa do të jetë emër i nxehtë në afatin veror (Getty Images)

Francezi 25-vjeçar ka mundësi reale të largohet në kampionët e Ligue 1 pasi më nuk është një titullar fiks në formacion.

Në këtë sezon, Kurzawa shpeshherë ka qenë si zgjidhje e dytë e formacionit, pasi skuadra nga Ligue 1 më shumë ka preferuar spanjollin Yuri Berchiche.

Kështu, treshja e madhe e Ligës Premier shpreson të futet në garë për Kurzawa, kontrata e të cilit në Parc des Princes shkon deri në vitin 2020.

Çmimi i tij mendohet se sillet rreth 30 milionë euro. /Telegrafi/