Please enter at least 3 characters.

Gjermania dhe Kosova së shpejti do ta njohin patentë shoferin e Maqedonisë

2018/08/vazhdojn-euml-hetimet-p-euml-r-skandalin-me-70-mij-euml-formular-euml-t-p-euml-r-patent-shoferi_hd-780x439.jpg

Ministri i Punëve të Brendshme, Oliver Spasovski në një intervistë për Alsat-M, deklaroi se marrëveshja për njohjen e patentave të shoferëve nga ana e Republikës Federale të Gjermanisë, dhe asaj të Republikës së Kosovës dhe anasjelltas, së shpejti do të zyrtarizohet.

“Edhe për Republikën Federale të Gjermanisë edhe për Republikën e Kosovës patëm negociata të hapura, negociatat mbaruan me të dyja vendet, kanë kaluar nga ana e Qeverisë maqedonase të dy marrëveshjet finale dhe autorizimi për nënshkrimin e atyre marrëveshjeve.

Tani mbetet një termin edhe nga ana e Republikës Federale të Gjermanisë edhe nga ana e Kosovës për nënshkrimin zyrtar të të dyja marrëveshjeve që të hyjnë në fuqi”, ka thënë Oliver Spasovski, ministër i Punëve të Brendshme.