Please enter at least 3 characters.

Gjermania beson se ka parandaluar një sulm terrorist

2018/06/846EC2CD-896A-4AAC-A07B-B326E683BC8B_w1023_r1_s.jpg

Autoritetet gjermane thanë se arrestimi i një tuniziani, i dyshuar për bërjen e armëve biologjike, me gjasë ka parandaluar një sulm terrorist.

Njëzetenëntëvjeçari i identifikuar si Sief Allah H. u arrestua të martën në qytetin Këln, pasi në banesën e tij u gjet agjent ricin, thanë zyrtarët e agjencisë vendase të inteligjencës BfV.

Shefi i kësaj agjencie, Hans-Georg Maassen, tha se provat e deritashme tregojnë se është penguar një sulm "shumë i mundshëm" terrorist.

Raportohet se i arrestuari ka pasur material të mjaftueshëm në banesën e tij për të prodhuar doza helmuese të ricinit.

Prokurorët thanë se i dyshuari ka pasur kontakte me ekstremistët islamikë, porse ata nuk kanë dëshmi se ai ka qenë anëtar i ndonjë organizate terroriste.

Autoritetet janë alarmuar për aktivitetet e tij pasi ai ka prorositur 1,000 fara të kërpudhave, të cilat përmbajnë ricin, dhe një mulli elektrik në internet.