Please enter at least 3 characters.

Gjermani Tobias Stieler ndan drejtësinë në ndeshjen Shqipëri-Turqi

2019/03/Tobias-Stieler.jpg
223:"STOCKHOLM, SWEDEN - JUNE 02: Tobias Stieler, referee during the International Friendly match between Sweden and Denmark at Friends Arena on June 2, 2018 in Solna, Sweden. (Photo by Nils Petter Nilsson/Ombrello/Getty Images)
12:"Getty Images

Shqipëria do ta startojë edicionin e kualifikimeve të 'Euro 2020' ditën e premte, me sfidën përballë Turqisë, që do të zhvillohet në stadiumin “Loro Boriçi”, në orën 20:45.

Kombëtarja kuqezi ka filluar grumbullimin që mbrëmjen e të dielës, ndërsa që nga e hëna në mesditë, kanë nisur edhe seancat stërvitore nën drejtimin e trajnerit Christian Panucci.

Ndërkohë, UEFA ka njoftuar edhe listën e arbitrave që janë përzgjedhur për të vënë drejtësi në sfidën e Shkodrës dhe bëhet fjalë për një katërshe gjyqtarësh nga Gjermania - transmeton SuperSport.

Kështu kryesor do të jetë Tobias Stieler, ndërsa asistentë të tij do të jenë Mike Pickel dhe Christian Gittelman, me Christian Dingert si gjyqtar të katërt.

Kombëtarja kuqezi shpreson në rezultat pozitiv në këtë përballje, përkundër disa mungesave dhe pakënaqësive të shprehura nga lojtarët.