Gjermanët mbrojnë Platinin
16/10/2015
Sipas drejtorit të Bayernit, Rummenigge, pagesa e Platinis nga FIFA nuk ka qenë korrupsion.
“Në përgjithësi mund të konfirmoj se ishte takim i mirë së fundmi. Shumë detaje u diskutuan. Në mendjen time futbolli evropian ka përgjegjësi ndaj Platinis. Platini ishte president i mirë i UEFA-s. Mendoj se futbolli evropian bëri progres nën drejtimin e tij”.
“Pagesa që ai mori u sqarua. Në sytë e minuk ka pasur informata të mjaftueshme për ta konsideruar korrupsion. Definitivisht mendoj se ai nuk është i korruptuar”, ka thënë ai. /Telegrafi/


