Please enter at least 3 characters.

Gjërat që çdo mashkull duhet t’i bëjë përderisa është ende beqar

2018/08/vacation-single-fun-1534442103.jpg

Beqaria nuk duhet të nënkuptojë vetëm të dilni thuajse çdo nat për të festuar dhe pastaj të keni dhimbje koke nga pija për disa ditë radhazi.

Gjëja më e mirë rreth të qenit beqar është se nuk keni nevojë t’i jepni përgjegjësi askujt, transmeton Telegrafi.

Pra, nëse veç dëshironi të rrini tërë ditën në shtrat dhe të shikoni seriale e të hani tërë kohën, atëherë nuk e keni asnjë pengesë.

Por , ekspertët thonë se janë disa gjëra që meshkujt beqarë duhet t’i bëjnë para se të futen në lidhje apo të martohen.

Sipas tyre, gjërat e mëposhtme iu ndihmojnë meshkujve ta zhvillojnë veten dhe kryesisht përfshihen investime në eksperienca.

Kjo është lista e plotë me gjërat që meshkujt duhet t’i bëjnë përderisa janë beqarë:

- Udhëtoni vetëm

- Vraponi në një maratonë

- Eksperimentoni me mjekrën

- Ndryshojeni gardërobën

- Mbani kafshë shtëpiake

- Mësohuni të gatuani

- Mësohuni t’i njihni verërat e mira

- Mësoni ta luani një instrument muzikor

- Dilni në takime me vazhda herë pas here, por pa krijuar diçka serioze derisa ta gjeni të duhurën. /Telegrafi/