Please enter at least 3 characters.

Gjeraj: Kërkojmë tre pikë ndaj Llamkosit

2016/01/gjeraj-k-euml-rkojm-euml-tre-pik-euml-ndaj-llamkosit_hd.jpg

“Mendoj se në kampionatin e sivjetshëm çdo kund mundesh me marr pikë dhe çdo ekip mundet secilën ekip me fituar. Llamkosi ka ekip të mirë që nuk janë rastësisht kampion”, ka thënë për BotaSot, kapiteni i Vëllaznimit, i cili mendon se edhe me një pikë janë shumë të kënaqur. “Jemi komplet dhe një pikë do të ishte shumë më rëndësi, por kërkojmë edhe të tria”, shtoi Gjeraj

Ku e sheh forcën e Vëllaznimit ndaj Llamkosit? “Jemi të fortë në mbrojtje, pasi që kemi ekipin më të mirë sa i përket kësaj dhe bazohem në kundërsulme. Në çdo ndeshje japim maksimumin vetëm për tifozët tanë, sepse futbolli luhet për tifozë dhe ‘Kuqezinjve të Jakovës’ iu premtoj maksimumin, si dhe t’i gëzojmë me rezultat pozitiv”, përfundoi Gjeraj.

Vëllaznimi renditet i pesti me 10 pikë, kurse Llamkosi i teti me 9 pikë. /Telegrafi/