Please enter at least 3 characters.

GJENERAL

2018/06/Bertolt-Brecht-e1528880354652.jpg

Poezi nga: Bertolt BrechtPërktheu: Faslli Haliti

Tanku yt është një makinë e fuqishme.
Rrafshon një pyll dhe përlan qindra njerëz.
Por ka një të metë:
i duhet një tankist.

Gjeneral, bombarduesi yt është i fuqishëm.
Fluturon më shpejt se një furtunë
Dhe mban më shumë se një elefant.
Por ka një të metë:
i duhet një mekanik.

Gjeneral, njeriu bën gjithçka.
Mund të fluturojë e mund të vrasë.
Por ka një të metë:
mund të mendojë.