Please enter at least 3 characters.

Gjendet pa shenja jete një person në Prishtinë

Një person pa shenja jete është gjetur të dielës rreth orës 11:00 në një banesë në Prishtinë.

Lajmin për Telegrafin e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Prishtinës, Enis Pllana.

Pllana tha se kanë nisur hetimet për rastin.

“Dje rreth orës 11:00, kemi pranuar informatën për një person pa shenja jete në një banesë në rrugën “Xhavit Mitrovica” në Prishtinë. Policia dhe ekipi mjekësor menjëherë kanë dalë në vendin e ngjarjes, ku nga ekipi mjekësor është konstatuar vdekja e personit. Aktualisht policia ka nisur hetimin e rastit dhe po ndërmerr të gjitha veprimet hetimore që do të ndihmonin hetimin e ngjarjes”, tha Pllana.