Please enter at least 3 characters.

Gjendet pa shenja jete një person në Mitrovicë

Një person është gjetur pa shenja jete në Mitrovicë të Jugut.

Sipas Policisë së Kosovës, rasti është raportuar më 6 shtator 2026, rreth orës 14:25, pasi është njoftuar për një person të shtrirë.

Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitë policore dhe ekipi mjekësor, ku mjeku kompetent ka konstatuar vdekjen e viktimës, mashkull kosovar.

Me urdhër të prokurorit, trupi i pajetë është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore (IML) për obduksion.

Rasti është duke u hetuar nga organet kompetente. /Telegrafi/