Please enter at least 3 characters.

Gjendet një grua pa shenja jete në Gjilan, rasti po hetohet

20:"Photo:RIDVAN SLIVOVA

Një grua është gjetur pa shenja jete të hënën në Gjilan.

Sipas raportit 24 orësh të Policisë së Kosovës bëhet e ditur se në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitet përkatëse, ndërsa ekipi mjekësor ka konstatuar vdekjen.

“Raportohet se është gjetur pa shenja jete viktima femër kosovare. Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitet përkatëse, ndërsa ekipi mjekësor ka konstatuar vdekjen e viktimës”, thuhet në raport.

Ndërkaq, me vendim të prokurorit, trupi i pajetë dërgohet në IML për obduksion. /Telegrafi/