Please enter at least 3 characters.

Gjendet i vdekur një 19-vjeçar në Ognjancë të Shkupit

2024/04/policia-mk-stop.png

Nga Ministria e Punëve të Brendshme njoftojnë se gjatë ditës së djeshme në fshatin Ognjancë të Shkupit është gjetur i vdekur një 19-vjeçar.

Sipas MPB-së, autoritetet kanë konstatuar vdekje pa shenja dhune.

“Më 04.12.2025, në orën 15:38, në Stacionin e Policisë së Shkupit është raportuar se në shtëpinë në fshatin Ognjancë të Shkupit, është gjetur i vdekur R.O. (19 vjeç). Mjeku i Ndihmës së Shpejtë ka konstatuar vdekjen pa shenja të dukshme dhune, dhe me urdhër të prokurorit publik, trupi i të ndjerit i është dorëzuar për obduksionit”, thonë nga MPB.