Please enter at least 3 characters.

Gjendet e vdekur Caroline Flack, ylli televiziv britanik

2020/02/CarolineFlack-2-e1581789341550.jpg
197:"LONDON, ENGLAND - MAY 13: Caroline Flack attends the Virgin TV British Academy Television Awards at The Royal Festival Hall on May 13, 2018 in London, England. (Photo by Jeff Spicer/Getty Images)
12:"Getty Images

Caroline Flack është gjetur e vdekur në banesën e saj në Londër. Ajo ishte 40 vjeçare. Lajmi vjen pas problemeve që kishte pasur me të dashurin e saj, i cili e ka akuzuar për sulm fizik.

Prezantueses i ishte ndaluar kontakti me të dashurin Lewis Burton, pasi në muajin dhjetor ishte ngritur padi se e ka sulmuar.

Ajo duhej të paraqitej në gjykatë më 4 mars për t’u përballur me këto akuza, transmeton Daily Mail.

(Foto: Jeff Spicer/Getty Images/Guliver)

Të enjten, Caroline kishte thënë se do ta thyente heshtjen dhe do të fliste lidhur me problemet në jetën e saj private, ndërkohë që ishte në pritje të gjykimit.

“Do të flas sot... jeta ime dhe e familjes time nuk është më për argëtim apo thashetheme”, kishte shkruar në InstaStory, por më pas e ka ndërruar mendjen dhe ka vazhduar të mos flasë.

Ylli televiziv ishte tërhequr nga pozita e prezantueses në serialin real të ITV, “Love Island”, pas padisë për ushtrim dhune, ndërsa ishte raportuar se ka shkruar një libër për të ndihmuar veten. /Telegrafi/

(Foto: Hollie Adams/Getty Images/Guliver)