")
Please enter at least 3 characters.

Gjakova dhe Vëllaznimi nderojnë Besnik Hasin dhe Ardian Koznikun

2016/01/gjakova-dhe-v-euml-llaznimi-nderojn-euml-besnik-hasin-dhe-ardian-koznikun_hd.jpg

Në ceremoninë e mbajtur në një hotel në Gjakovë, të pranishëm ishin të gjithë futbollistët e Vëllaznimit si dhe Kryetarja e Komunës për t’i nderuar dy legjendat e klubit gjakovar për afirmimin e futbollit kosovar.

Besnik Hasi, i cili së fundmi u bë trajneri i parë shqiptar që fitoi trofeun e një kampionati të njohur evropian si ai i Belgjikës me skuadrën e tij Anderlechtin, erdhi në Gjakovë enkas për këtë eveniment, ndërsa legjenda tjetër e futbollit kosovar, Ardian Kozniku, tash e disa ditë është duke qëndruar në Gjakovë për të marrë pjesë në evenimente të ndryshme sportive.

Të dy këta legjenda të futbollit, u nderuan nga e para e Komunës së Gjakovës, me çmimin “Nderi i klubit”, për kontributin e dhënë në afirmimin e futbollit kosovar. /Telegrafi/