Please enter at least 3 characters.

Giroud drejt transferimit në Serie A, Lazio dhe Inter e duan francezin

2021/05/1229962973-scaled.jpeg
746:"Chelsea's French striker Olivier Giroud (R) celebrates after scoring the equalising goal during the English Premier League football match between Chelsea and Leeds United at Stamford Bridge in London on December 5, 2020. (Photo by DANIEL LEAL-OLIVAS / POOL / AFP) / RESTRICTED TO EDITORIAL USE. No use with unauthorized audio, video, data, fixture lists, club/league logos or 'live' services. Online in-match use limited to 120 images. An additional 40 images may be used in extra time. No video emulation. Social media in-match use limited to 120 images. An additional 40 images may be used in extra time. No use in betting publications, games or single club/league/player publications. / (Photo by DANIEL LEAL-OLIVAS/POOL/AFP via Getty Images)
25:"POOL/AFP via Getty Images

Olivier Giroud po i kalon ditët e tij të fundit si futbollist i Chelseat.

Sulmuesi francez do të largohet në fund të këtij edicioni nga gjiganti anglez, pasi kontrata me finalistin e Ligës së Kampionëve i skadon.

Veterani 34-vjeçar nuk do të vazhdoj qëndrimin në 'Stamford Bridges', derisa para vetës ka shumë oferta.

E ardhmja e tij duket se do të jetë në elitën e futbollit italian, Serie A, ku Lazio dhe Inter janë duke biseduar me agjentin e lojtarit.

Të dyja klubet italiane duan një sulmues rezervë që garanton disa gola në sezon dhe profili i Giroud është i duhuri për to.

Gjithsesi transferimi i tij nuk do të jetë aspak i lehtë, pasi lojtari po kërkohet me ngulm edhe në vendlindjen e tij në Francë.

Olympique Marseille, Monaco, Lille dhe Olympique Lyon janë skaudrat që kanë shprehur interesim për të.

I sigurt është vetëm largimi i tij nga Chelsea dhe Anglia, por e ardhmja e tij vazhdon të mbetet mes Francës dhe Italisë.

Reprezentuesi francez këtë edicion ka zhvilluar 34 ndeshje me Chelsean, ku kryesisht është inkuadruar nga banka rezervë derisa ka shënuar 11 gola. /Telegrafi/