Please enter at least 3 characters.

Gerard Pique dhe Arturo Vidal fitojnë rreth 500 mijë euro në poker

2019/08/vv.jpg

Jo vetëm që fituan në fushën e futbollit në fundjavë pasi Barcelona mposhti Real Betis 5-2, por Gerard Pique dhe Arturo Vidal gjithashtu shijuan sukses në një turne pokeri.

Ata morën pjesë në ngjarjen "High Roller Single-Day" në Kazino të Barcelonës dhe morën fitime të konsiderueshme për në shtëpi.

Pique përfundoi i dyti në renditje, dhe fitoi plot 352.950 euro, ndërsa Vidal fitoi 134.460 euro, shkruan Marca, transmeton Telegrafi.

Në total, të dy futbollistët kishin një fitore prej 487.410 eurosh për duetin e Barcelonës. /Telegrafi/